Të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 16 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.776.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë regjistruar edhe 827 raste të reja me koronavirus, bazuar në 5.049 mostra të testuara.

Sëmundjen e kanë mundur 518 pacientë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar 83.012 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 68.601 janë shëruar.

IKSHPK raporton se aktualisht janë 12.635 raste aktive.