Në Kosovë të shtunën janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusit i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 777 raste të reja me COVID-19, nga 4.143 mostra të testuara. Bazuar në këto shifra, nga numri i testimeve të kryera, 18 për qind kanë rezultuar pozitive.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 566 pacientë ndërsa raste aktive janë 14.101.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 2 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.975 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.906 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 76.968 janë shëruar persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të shtunën se 856 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës.

Sipas njoftimit, 727 pacientë janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

Me gjendje të rënduar shëndetësore janë 33 pacientë ndërsa 682 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";