Korça do të ketë më shumë sipërfaqe pyjore, pasi në bashkëpunim dhe me donatorët në këtë sezon mbjelljesh do të shtohen 117 ha pyje.
Kreu i bashkisë, Sotiraq Filo deklaroi se në cilat zona do të kryhen mbjelljet.
Advertisement
Pak ditë më parë nisi pyllëzimi i një zone në fshatin Polenë, ndërsa pritet që mbjelljet të vijojnë edhe në zonat e tjera.
Sipas Filos, Bashkia e Korçës do të vijojë projektet e saj për rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe atyre pyjore jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative.
Advertisement