Shoferët e autobusave të linjave urbane dhe interurbane në Korçë kundërshtuan këtë të hënë tarifat e vendosura në terminalin e ri privat të qytetit.
Në shenjë revolte ata pezulluan punën, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve bashkiake. Shoferët thanë se janë të detyruar të paguajnë tarifa që variojnë nga 300 lekë e lart, për çdo orë që qëndrojnë në terminal.
Shofer autobuzi
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Jam thjesht i falimentuar kjo është arsyeja. 300 lek në orë është një shifër tejet e lartë. Unë përshembull që e kam afër linjën mund të hyjë dhjetë herë në ditë dhe më bie 30 mijë lek parkim, i bie 900 mijë lek në muaj. Nëse do kisha këtë fitim normalisht do isha i kënaqur. Nga ana tjetër përballemi dhe me punën në të zezë. Taksitë e licencuara që punojnë paralel me linjat e autobusit.
Shofer autobuzi
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Jemi të falimentuar. Nuk mund të vazhdojmë punën.
Shofer autobuzi
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ne do hyjmë në grevë deri sa të na zgjidhet ky hall. Është e papërballueshme. Konkurrenca është shumë e keqe.
Shofer autobuzi
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kërkojmë të ndërhyjë bashkia. Hyra 15 minuta pagova 300 lek. Po kaloi një orë e 1 minutë më thanë do paguash 700 lek. Këtë nuk e përballojmë dot.
Shofer autobuzi
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sigurime shoqërore në vit unë paguaj 1 mln që do marr pension nesër, si mund t’i paguaj këtij unë 2 mln lekë.
I kontaktuar nga Vizion Plus menaxher i terminalit privat të autobusave Erald Fejzulla bëri me dije se nëse shoferët e kanë të pamundur të paguajnë tarifat e parkimit mund të nënshkruajnë marrëveshje me abonim mujor në bazë të licencave që kanë.
Për linjat urbane të fshatrave tarifa për një orë parkimi në terminal është 150 lek, për ato ndërqytetase brenda qarkut 300 lek dhe jashtë qarkut 500 lek.
Por ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë pezulluar punën, pasojat kanë rënë mbi pasagjerët të cilët kanë qenë të detyruar të presin me orë të tëra.
Pasagjer
Kanë grevë. Nuk kam me ca të iki. Ja pritem sot po nesër ça do bëjmë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pasagjer
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Presim të ikim. Kam një orë që pres.
Pasagjer
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Po pres urbanin. Nuk lëvizin se di kemi goxha që po presim.
Në terminalin e Korçës gjatë 24 orëve përpunohen më shumë se 150 mjete të linjave urbane dhe interurbane. Ndërkohë autoritetet bashkiake kanë zhvilluar një takim mes palëve me qëllim uljen e tarifave, por nuk kanë dhënë një reagim.
Terminali i është dhënë për menaxhim privatit nga ana e bashkisë.