Korçë/ Ekspozohen ikonat e Shën Marias, punimet i përkasin shekullit të 17

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë/ Ekspozohen ikonat e Shën Marias, punimet i përkasin shekullit të 17

20 ikona të Shën Marias janë shfaqur për herë të parë në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.

Ikonat i përkasin periudhës së shekullit të shtatëmbëdhjetë. Ekspozita, sipas autoriteteve, përkon dhe me çeljen e sezonit të ri turistik.

 

FJORALBA PRIFTI

Advertisement

DREJTORE E MUZEUT TE ARTIT MESJETAR, KORÇE  

 

Kemi dhe ikona sublime, simbolika të muzeut të artit mesjetar. Të cilat kryesojnë listën e ikonave e veprave të përzgjedhura për këtë ekspozitë. Fatkeqësisht pandemia na ndaloi ardhjen e turistëve të huaj, por është rritur numri i turistëve vendas.

 

Advertisement

Për restauratorin Genti Proko, puna me ikonat është e tejet e vështirë, pasi kërkohet një përqendrim maksimal me qëllim ruajtjen e origjinalitetit.

 

GENTI PROKO

RESTAURATOR

Advertisement

 

Shkon nga një deri në dy muaj, por edhe në një vit në rastet e paneleve të mëdhaja dhe problematike. Ajo që është më thelbësorja është mosdëmtimi i origjinalit dhe për ta risjellë atë në një gjendje.. sepse kemi dëmtimin e vernikut mbrojtës. Verniket nga faktor të ndryshëm errësohen, nxihen dhe është e pamundur të lexosh imazhin.

 

Në muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar janë më shumë se 400 ikona të ekspozuara ndërkohë që muzeu ka në fondin e vet më shumë se 7200 ikona dhe objekte të tjera të kultit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy