Një automjet ka përfunduar në kanal, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Ngjarja është regjistruar në fshatin Mborje, Korçë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka bërë një manovër të gabuar dhe si pasojë ka përfunduar në kanal së bashku me bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësorë në spitalin e Korçës. Mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti me nje te plagosur.