Korça, e zbukuruar nga reshjet e dëborës, do të ishte ishte destinacioni kryesorë i fundjavës për qytetarët, por situata në këtë qytet është ndryshe.
Kufizimet e reja të orareve kanë bërë që shumë prenotime të anulohen, ndërsa operatorët turistikë në këtë qytet ankohen për reduktim të punës
Edhe qytetarët e paktë që kanë vendosur të shijojnë reshjet e borës nuk e kanë mirëpritur orën e re policore. Anulime të rezervimeve për fundjavë në veçanti për festën e Shën Valentinit ka patur edhe në hotelet dhe bujtinat e fshatrave përreth.
Më herët shoqata e biznesit të vogël kundërshtoi masat e reja, pasi sipas tyre cënojne aktivitetin ekonomik
“BUJAR MUÇO
NENKRYETAR, SHOQATA E BIZNESIT TE VOGEL
Ishte një vendim i gabuar dhe i nxituar, sepse biznesi i vogël dhe i mesëm ka rreth një vit që po kalon në krizën më të mëdha në 30 vitet e fundit.”
Advertisement
Biznesi i ka bërë thirrje qeverisë që të shikojë mundësinë e ndihmës financiare për humbjet e shkaktuara nga kufizimet e pandemisë.