Kontrolli i dy vilave nga BKH/ Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Ahmetajt, caktohet relatori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolli i dy vilave nga BKH/ Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Ahmetajt, caktohet relatori

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar kontrollet në dy vilat e familjarëve të tij.

 

Pas kërkeses së dorëzuar një ditë më parë, është vendosur që relatori i çështjes të jetë gjyqtari Medi Bici.

 

Advertisement

Kërkesa e Ahmetajt për të kundërshtuar kontrollet e kryera nga Byroja Kombëtare e Hetimit, vjen pas dy sekuestrove të bëra nga SPAK.

 

Prokuroria e Posaçme, më 24 mars, firmosi bllokimin e një kompleksi rezidencial në Palasë, që besohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka e nga ana tjetër sekuestroi edhe vilën në emrin bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha në Hamallaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy