Policia ka vijuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit.

Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone.

Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili.

Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";