![Kontrolle në Shkodër, asgjësohen 2738 fidanë kanabis, nën hetim 4 persona](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-58-721x400.png)
Policia e Shkodrës vijon kontrollet në të gjithë korridorin në kuadër të operacionit “Korridor i pastër”.
Janë asgjësuar 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Dy autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe janë vënë nën hetim.
Lidhur me këtë rast, policia bën me dije se ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetarin e fshatit dhe specialistin e pyjeve.
Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis./vizionplus.tv