Kontrolle me qen antidrogë/ Efektivi i RENEA-s ishte koka e bandës (Detaje nga operacioni në kryeqytet)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle me qen antidrogë/ Efektivi i RENEA-s ishte koka e bandës (Detaje nga operacioni në kryeqytet)

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dha detaje plotësuese për aksionin antidrogë që u zhvillua mbrëmjen e të premtes në Tiranë.

 

Në prangat e policisë, përveç efektivit të RENEA-s me iniciale R. L., 27 vjeç, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë (J.L., 30 vjeç; G.H., 26 vjeç; G.S., 27 vjeç; E.S., 26 vjeç).

 

Advertisement

Punonjësi i RENEA-s, sipas SHÇBA, drejtonte rrjetin që merrej me shpërndarjen e kokainës në kryeqytet. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve.

 

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

 

Advertisement

Në pamjet e publikuara, duket momenti kur uniformat blu “mësyjnë” në banesa me qen antidrogë për të kërkuar lëndën narkotike dhe prova të tjera materiale.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy