23 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore.
Konkretisht, një 35-vjeçar nga Berati me iniciale E. Ç., 35 vjeç, u kap nga efektivët në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur minibusin me pasagjerë.
Ai u ndëshkua me 15.000 lekë të rinj gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.
“Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti. Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta. Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Po ashtu, në pranga përfunduan edhe 5 shoferë, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e policisë, duke iu ofruar nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.
Nga ana tjetër, në total, janë gjobitur 2032 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 39 leje drejtimi.