Kontrolle antidrogë në veri të vendit, asgjësohen 5241 bimë kanabis, policia në kërkim të kultivuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle antidrogë në veri të vendit, asgjësohen 5241 bimë kanabis, policia në kërkim të kultivuesve

Policia vijon kontrollet në kuadër të goditjes së kultivimit të lëndëve narkotike. Uniformat blu njoftojnë se janë asgjësuar 5241 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.

 

3155 bimë narkotike janë gjetur gjatë kontrollit të terrritorit të qarkut Shkodër.

 

Advertisement

2856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër.  219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës, ndërsa 80 bimë janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.

 

Në malësinë e Krujës janë gjetur dhe asgjësuar 1485 bimë narkotike.

 

Advertisement

Në qarkun Lezhë, janë asgjësuar në total 570 bimë kanabis.

 

220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë, ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras.  268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot.

 

Advertisement

Në Tropojë, janë gjetur dhe asgjësuar 31 bimë narkotike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy