Një kontroll blic në burgun e Fierit ka zbuluar drogë dhe pajisje që përdornin të dënuarit për të komunikuar me njerëzit jashtë.
Kontrolli erdhi pas të dhënave se të burgosurit kishin lëndë narkotike në qelitë e tyre.
Advertisement
Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se janë gjetur 9 doza lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut, ndërsa 13 të tjera u zbuluan në palestër.
Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar si dhe një televizor “me fijet jashtë për lidhje me kufje, qe dyshohet se perdorej si mjet komunikimi”.
Advertisement
Në burgun e Fierit ndodhet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili do të vuajë dënimin e tij me 3.4 vite.