Komisioni AntiKorrupsion, i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, zhvilloi sot mbledhjen e parë të konstituimit të tij. e pranishme ishte ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Por mungoi opozita! Xhafaj u shpreh i keqardhur dhe tha se roli i opozitës është mjaft i rëndësishëm për qëllimet që do të adresojë ky Komision.

Xhafaj: Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja me rëndësi për qëllimet që do adresojë kjo reformë. I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit. Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tone.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";