Kryeministri Edi Rama, ka dhënë detaje në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 9 prill.

 

Ai ka bërë me dije se ky Kongres do të jetë ndryshe sa i përket mënyrës së organizimit. Rama shpjegoi se pjesa e parë e tij do të jetë e hapur për grupet e interesit dhe jo vetëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kongresi do jetë ndryshe nga ana organizative, pasi do jetë në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqëror, që duan të bashkohen, në një numër panelesh të shtrira, qoftë në pjesën përpara saj, edhe në bulevrad, edhe të sheshi “Nënë Tereza”, ku do ti shtohemi disa temave që i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të parë në këtë mbledhje të kongresit. Duke filluar nga tema e politikës së jashtme, Shqipëria, rajoni dhe marrëdhëniet tona me Evropën, e deri tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi të veçante së bashku me mjedisin dhe lëvizshmërinë, tek shëndeti dhe mirëqënia shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit, janë këto panele që do të do moderohen nga anëtarë të kryesisë së PS ku do jenë të ftuar të marrin pjesë”, tha Rama.