Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është bërë pjesë e Kongresit të Arsimit, ku gjatë fjalimit të saj është shprehur se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në arsim.
Kim deklaroi ndër të tjera se Shqipëria ka një ardhme të jashtëzakonshme dhe se studentët kanë një potencial të madh.
“31 vite nga përfundimi i komunizmit. Shqipëria është e ndryshme. Nxënësit janë të ndryshëm. 31 vite askush se kishte menduar se sot Shqipëria do të hapte negociatat për në BE.
SHBA mbështesin plotësisht arsimin. Më e rëndësishmja është se Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një potencial të madh.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";31 vite më parë askush nuk e kishte menduar Shqipërinë në NATO, dhe sot ju uleni krah SHAB-ve dhe vendeve të tjera duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë. Dhe vetëm një muaj më parë ju hapët negociatat për vendin tuaj të drejtë në BE. Arsimi do të jetë kyç sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Europë dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndësishme sa mbështetja për reformën në drejtësi apo luftën kundër korrupsionit”, tha Kim.