“Kongresi Amerikan ka prova dhe fakte”/ Ngjela zbulon çfarë e pret Berishën në korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kongresi Amerikan ka prova dhe fakte”/ Ngjela zbulon çfarë e pret Berishën në korrik

Avokati Spartak Ngjela mendon se toni i ashpër i ambasadores Yuri Kim ditët e fundit vjen sepse ka informacione se po tentohet bllokimi i reformës në drejtësi.

 

Në një postim në “Facebook”, Ngjela deklaroi se klasa politike në Shqipëri është e korruptuar dhe për këtë arsye u desh edhe urdhri i presidentit Joe Biden për sekuestrim pasurish për destabilizuesit.

 

Advertisement

Sipas tij, fati i ish-kryeministrit Sali Berisha do të vendoset në korrik nga Kongresi Amerikan, në zbatim të urdhrit të Biden.

 

“Një ton i ashpër i ambasadores dhe vlerësim njëherësh për SPAK, tregon se politika amerikane kuptohet që ka të dhëna nga shërbimet se në Shqipëri po bllokohet reforma në drejtësi, emërimet e reja nuk po bëhen në pushtetin gjyqësor, dhe ka edhe ndalim të reformës antikorrupsion. Në të vërtetë, kjo është klasa politike e Shqipërisë – e gjitha e korruptuar, dhe e gjitha kundër shqiptarëve. Prandaj, me këta individë të degraduar, flitet vetëm me denoncime. Pikërisht për këtë, dhe e morëm njoftimin se presidenti amerikan, Joe Biden, dekretin e tij të urdhrit administrativ kundër Sali Berishës e paraqiti në Kongresin Amerikan dhe, në korrik, Kongresi, në funksion të provave dhe fakteve që ka, pritet të marrë vendimin e vet kundër Sali Berishës si “i korruptuar familjarisht dhe si pengues i demokracisë në Shqipëri, por edhe si një individ me veprimtari të ethshme antiamerikane”.”

 

Advertisement

Avokati shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë publike të gjitha provat dhe faktet që kanë në dispozicion për të korrupturit.

 

“Por, a do t’i bëjë politika amerikane të qarta për shqiptarët provat dhe të gjitha faktet që disponon për korrupsionin e lartë shqiptar? A do t’a bëjë publike politika amerikane, bashkëpunimin e një sërë të korruptuarish të lartë në Shqipëri me Beogradin, Moskën, dhe e futur  me pasion shkatërrimi në një veprimtari të ethshme antishqiptare? Ky denoncim duhet të vijë dhe të shfaqet para opinionit publik shqiptar përpara ose njëherësh me fillimin e procesit penal kundër ‘peshqëv të mëdhenj’ të politikës shqiptare. Sepse ka shenja që korrupsioni i lartë shtetëror po krijon lidhje me krimin e organizuar. Të dy këta segmente janë partnerë në të gjitha vendet e korruptuara si Shqipëria. Dhe prandaj, kuptohet se politika amerikane po inkurajon sektorin kundër krimit të organizuar në SPAK. Fakti që u përshpejtua dërgimi në Kongresin Amerikan të materialit nongrata të Sali Berishës dhe të familjes së tij, kuptohet se materialet sekrete të mbledhura kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, pasi të bëhen të hapura përpara Kongresit, do të bëhen të qarta e publike edhe përpara opinionit publik shqiptar.”

 

Advertisement

Spartak Ngjela parashikon që gjatë muajit korrik shqiptarët të njihen me bëmat kriminale të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy