Një konflikt mes dy komshinjëve në Elbasan mund të kishte përfunduar me viktima.
Debati mes tyre agravoi tepër, ku njëri prej komshinjëve nxorri armën e tij, tip pushkë gjahu dhe tentoi të qëllonte, por ndërhyrja në kohë e Shqiponjave ka parandaluar një vrasje e mundshme.
Advertisement
Policia ka shoqëruar në komisariat të dyja palët e përfshira në konflikt për sqarimin e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se autori i armës së gjahut ka qenë Hysen Ullorja 72 vjeç.
Advertisement