
Nje person eshte arrestuar dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim, pas konfliktit te raportuar diten e shtune mes disa te rinjve ne Kamez.
Policia raporton se njeri nga te perfshiret ka tentuar te perdore armen e zjarrit.
Ne pranga eshte vene personi qe ka marre armen e zjarrit duke e larguar nga vendngjarja me qellim moszbulimin e saj nga uniformat blu.
Procedohen penalisht tre të tjerë.
“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në rrugën “Pandeli Sotiri”.
U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.”, njofton policia.
Policia sekuestroi armen e zjarrit dhe nje sasie municioni luftarak.