Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy familjeve në Vaun e Dejës. Pronësia është shkak i konfliktit, ndërsa situata ka agravuar në kërcënime me armë zjarri.
Policia ka arrestuar një 53-vjeçar dhe shpallur në kërkim djalin e tij, të cilët dyshohet se kërcënuan me armë dy vëllezër.
Advertisement
I arrestuari është identifikuar si Kujtim Gegaj, ndërsa në kërkim është shpallur Altin Gegaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Advertisement