Një konflikt brenda familjes ka përfunduar në përdorimin e thikës në Tepelenë.

 

Policia njofton se gjatë pasdites së kësaj të enjte një 35-vjeçar ka qëlluar me mjetin prerës, kunatin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

 

I plagosuri është transportuar në spital ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, dyshohet se shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";