Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Women free from Violence” për herë të parë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Women free from Violence” për herë të parë në Shqipëri

Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Women free from Violence” po zhvillohet për herë të parë në Tiranë, si një bashkëorganizim i Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Ceremonia e çeljes së saj u mbajt sot në mbrëmje në Pallatin e Brigadave, me praninë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Despina Chatzivassiliou, Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj, si dhe deputetë e të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj, Raportuesja e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj u shpreh:

“Ndonëse mund të mos jetë Parisi apo Strasburgu, ku mbahen zakonisht takimet, Tirana shquhet për mikpritjen dhe do ta shikoni edhe vetë për respektin ndaj miqve të saj.

Advertisement

Në këtë periudhë të ngarkuar me zgjedhjet e Parlamentit Europian në mes, ju falënderoj sinqerisht që i dhatë prioritet kauzës sonë të përbashkët për luftën kundër dhunës ndaj grave, në të gjitha format e saj.

Dua t’i uroj mirëseardhjen në këtë pritje të gjithë të ftuarve, të nderuar ministra, të nderuar kolegë nga Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, trupi diplomatik, gazetareve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë të pranishëm sot dhe dëshiroj ti drejtohem audiencës të cilët janë të bashkuar me vlerat tona dhe përkushtimet tona për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe ajo që është më e rëndëishme duke ecur përpara në cilësi dhe mosdiskriminim

Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut!

Dhe ne kemi përgjegjësinë për të garantuar drejtësi sociale për të gjitha gratë e ekspozuara ndaj të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën në internet dhe atë psikologjike”.

Advertisement

Gjonaj shtoi më tej se zhvillimi i teknologjisë po sjell rreziqe të mëdha në fuqizimin e rolit të gruas.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim, duke u dhënë grave hapësira drejtuese në qeveri.

“Me përparimin e teknologjisë, kërcënimet e reja paraqesin rreziqe të konsiderueshme për fuqizimin e grave dhe në disa raste, për fat të keq, edhe për jetën e tyre.

Vetë gratë në politikë dhe media nuk janë imune nga dhuna në internet dhe gjuha e urrejtjes!

Advertisement

Kemi arritur shumë deri më tani, por ka më shumë çështje, që kërkojnë vëmendje dhe adresim të menjëhershëm nëpërmjet masave ligjore dhe insitucionale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për Kryetaren e Kuvendit, zonjën Nikolla, e cila ka qenë një mbështetje thelbësore, jo vetëm në bashkëorganizimin e këtij aktiviteti, por edhe në avancimin e të gjithë agjendës, që kemi ndërmarrë së bashku për të drejtat e grave.

E fundit, por jo nga rëndësia, kam nderin të prezantoj një të ftuar të nderuar 

– Një udhëheqës, përkushtimi i së cilit ndaj kësaj kauze reflektohet në aksione konkrete, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare për përpjekjet tona të përbashkëta.

Advertisement

Kryeministri Rama ka luajtur një rol të madh në fuqizimin e grave, veçanërisht duke sjellë në poltikë gra nga formime të ndryshme profesionale, si edhe në rastin tim, dhe duke u bërë pararojë për fuqizimin politik të grave.

Udhëheqja e tij transformuese ka qenë një katalizator për progresin madhor drejt barazisë gjinore në Shqipëri dhe e falënderoj për rëndësinë, që i ka dhënë këtij eventi dhe avancimit të agjendës të çështjeve gjinore”, tha Gjonaj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy