Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mbajtur fjalën përshëndetëse në “Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024”.

Në fjalën e tij, ministri Hasani shprehu mirënjohje për kryeministrin Edi Rama dhe diplomatët e pranishëm në këtë konferencë, e cila do të mbahet për 3 ditë në Tiranë.

Hasani theksoi se politika e jashtme në Shqipëri ka forcuar imazhin e vendin, ndërsa shton se nuk duhet të ulet ritmi i punës me të cilën po ecin.

Më tej, ai deklaroi se ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirënjohje kryeministrit Edi Rama dhe të pranishmëve për vëmendjen në mbarëvajtjen e politikës së jashtme shqiptare. Nga Konferenca e Ambasadorëve, ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë. Konferenca, është instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim.

Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur arritje të panjohura më parë. Këto arritje kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend. Ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë”, tha ministri Igli Hasani./vizionplus.tv