Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një bisedë me homologun e saj portugez, Augusto Santos Silva, vend i cili ka presidencën e radhës së këshillit të BE-së.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga ministria e Jashtme e Shqipërisë, thuhet se Portugalia, angazhohet të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda qershorit 2021.

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon,  nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";