Ish zëvëndës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj është vënë në pranga me urdhër të SPAK. Ky urdhër arrest vjen pas hetimeve të kryera pas skandalit për koncesionin e sterilizimit.
Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene konfirmojnë se janë dhënë në total 8 urdhër arreste për të tjerë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se bëhet fjalë për dy “arreste me burg”, 2 “arrest në shtëpi” si dhe 4 detyrim paraqitjeje. Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri detyrim paraqitje.
Advertisement