Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës lidhur me ngritjen e komisionit hetimot për çështjen “Beçhetti”

Balla tha se dokumenti ku është bazuar PD-ja në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Beçhetti” nuk është konfidencial, mdryshe nga sa pretendon PS.

Refuzimi për ngritjen e këtij Komisoni, sipas Bardhi është tregues se si PS-ja ka shkelur ligjin.

“Rama ka vendosur që të gris ligjin për Komisionet Hetimor për të mos lejuar opozitën që të faktoj korrupsionin e EdI Ramës. Rama sundon me parimin, tjetër themi e tjetër bëjmë, thjesht po pengoni në pak kohë ngritjen e këtij Komisioni, kërkoni të ndalni transparencë se i trembni asaj që do të zbulohet, tregoni se keni frikë nga zbardhja e kësaj afere, ju vendosni fatin e një njeriu para interesave të shqiptarëve, e paimagjinueshme që Avokatura e Shtetit t’i kërkojë parlamentit që të mos i ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese, si cenohet interesi publik nga hetimi. Shtetit shqiptar është shtuar 1.7 mln dollar, nuk është konfidencial dokumenti, nuk ka vendim”, tha Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";