Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar elementet teknikë të detyrueshme të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.
Vendimet janë marrë me shumicë votash të pesë anëtarëve të Komisioni Rregullator.
Fleta e votimit mund të ndryshojë përmasat në varësi të listave shumëemërore në çdo zonë zgjedhore. Po ashtu, do të përmbajë dhe disa elemente teknikë në formën e kodeve që identifikojnë numrin serial, zonën zgjedhore dhe qendrën e votimit.
Advertisement