
Presidenti i Republikës Meta nuk do të shkojë nesër në komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.
Për Vizion Plus, zyra e shtypit e presidentit sqaroi se kryetari i shtetit nuk do të paraqitet në këtë komision pasi nuk njeh asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të kuvendit njëpartiak në detyrë, duke risjellë në vëmendje qëndrimin e datës 7 maj.
Por pavarësisht qëndrimit të Ilir Metës, komisioni ka vazhduar hetimin duke dëgjuar sot të gjitha deklaratat që presidenti i republikës ka artikuluar para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Këto qëndrime janë në themel të kërkesës së deputetëve socialistë për shkarkimin e Ilir Metës.
Advertisement