Komisioni parlamentar, që do të hetojë veprimtarinë e presidentit Ilir Meta, është mbledhur pa humbur kohë, për të nisur nga puna për shkarkimin e tij.

Që në krye, socialistët vunë në dukje se kreu I shtetit ka kryer shkelje të rëndë të kushtetutës e për këtë arsye ai duhet të largohet nga detyra

Komisioni miratoi një plan paraprak hetimor mbi të cilin do të organizohet puna e anëtareve. Po ashtu, u vu në dukje fakti se presidenti do të thirret për tu dëgjuar në komision, për të gjitha shkeljet e pretenduara.

Vetëm pas këtij moment, komisioni do të hartojë raportin përfundimtar që do t’i kalojë kuvendit e më pas edhe gjykatës kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por deputeti Spartak Braho kërkoi qe tashme, te gjithe anetaret e këtij komisioni te ndalojne daljet ne media dhe komentet per Presidentin.

Një ditë më parë, parlamenti miratoi me 98 vota pro ngritjen e komisionit që do të hetojë aktivitetin e kreut të shtetit që sipas socialistëve, ka kryer shkelje të kushtetutës dhe është angazhuar politikisht gjatë fushatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetë presidenti nga ana e tij deklaroi se nuk e njeh komisionin dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.