Komisioni për Çështjet Ligjore ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit “Për bashkëqeverisjen”.

 

Dekreti i Metës u rrëzua me 11 vota kundër dhe 3 pro. Pro dekretit të Presidentit kanë votuar vetëm tre anëtarë të komisionit, Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, të gjithë deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke rrëzuar dekretin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbledhjen e sotme në Komision pati jo pak debate, ku Këshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj e argumentoi se problem i këtij projektligji është mbivendosja e e kompetencave dhe centralizimi i pushtetit. Ai akuzoi se Këshilli i Ministrave e ka humbur idenë e parimeve kushtetuese, por shtoi se Kuvendi nuk duhej ta miratonte.

 

Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nismëtare e këtij ligji, tha se bëhet fjalë për mekanizma komplementare dhe jo zëvendësuese me institucionet e tjera. Sipas saj nuk ka mbivendosje dhe ligji nuk bie ndesh me ligjin për ndërmjetësin, sepse nuk trajton statusin dhe të drejtat e ndërmjetësve

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";