Partia Demokratike dorëzoi pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë së të gjitha hapave që janë marrë për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Kërkesa u dorëzua nga nënkryetarja Jorida Tabaku e shoqëruar nga deputetet Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe Dhurata Çupi.
Të gjithë e keni ndjekur çështjen e inceneratorëve. Të gjithë keni dëgjuar interpelancën që PD ka bërë, që qeveria në shkele të ligjit, në shkelje të Kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv, një kompanie pa asnjë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ka dhënë për 10 vite në njërin qytet, për 30 vite në qytetin e Tiranës projektin e inceneratorëve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat, duke shkelur ligjin e konkurrencës nga njëra anë por nga ana tjetër, duke vendosur të gjithë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm.Me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit, ku ka pasur një shkelje të jashtëzakonshme të të gjithë procedurave, vetëm e vetëm për t’i dhënë këtij biznesi, këtij individi, Klodian Mërtiri të lidhur me qeverinë, të lidhur me anëtarët e qeverisë një kontratë konçesionare .Të gjithë ishin prezent kur gjatë gjithë verës qytetet si Durrësi, Kavaja, Shijaku, Fieri u dogjën, plehrat u dogjën, vetëm me qëllimin korruptiv për t’i dhënë kësaj kompanie përsëri fonde të tjera nga buxheti i shtetit.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një shkelje të jashtëzakonshme sidomos me inceneratorin e Tiranës, një kontratë e nënshkruar për 120 milionë Euro që në fund të ditës po paguan mbi 300 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për të mos mjaftuar kjo, tarifat e pastrimit janë rritur, në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe do të vazhdojnë me qytete të tjera.
Advertisement
Tabaku shtoi para mediave se kjo është afera më e madhe korruptive e qeverisë, e së për këtë Rama dhe Ahmetaj duhet të ishin para drejtësisë.
Me pak fjalë i gjithë shteti është ngritur në këmbë për këtë kontratë korruptive, për këtë kontratë konçesionare. Ndërkohë që flasim, nuk ka akoma asnjë të hetuar përpara drejtësisë.Ndërkohë që flasim, besoj që të gjithë e patë që informacionin SPAK i drejtoi Presidentit Meta, ku thotë se asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë që është sot në qeveri, nuk është në hetim, ndërkohë që në gjykimin tonë, të paktën kryeministri dhe z. Ahmetaj, si dy persona kyç në aferën e inceneratorëve, duhej të ishin sot në hetim.Për këtë arsye kemi kërkuar që të ngrihet një Komision Hetimor. Ditën e hënë që është konferenca e kryetarëve, do të vazhdojmë të insistojmë ngritjen e këtij Komisioni në një periudhë kohore sa më të shpejtë.
Advertisement