Komisionet online, PD: Asgjesim i  parlamentarizmit me vendim antikushtetues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komisionet online, PD: Asgjesim i  parlamentarizmit me vendim antikushtetues

PD kundërshtoi vendimin e mazhorancës për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Në Konferencën e Kryetarëve dhe në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj tha se vendimi është kundër Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ai shtoi se vendimi duhet të shfuqizohet, pasi synon të asgjesojë parlamentarizmin.

Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të mblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se kufizimet vendosen në rast të masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së luftës.

Advertisement

Po kështu nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Joroda Tabaku, thanë se vendimi nuk i shërben interesit publik.

Diskutimet dhe vendimet që merren në të shumtën e rasteve nuk dëgjohen, pasi deputetët janë në makina, lokale, por jo në krye të detyrës.

PD propozoi që deputetët të vaksinohen dhe gjendja t’i kthehet normalitetit, si dhe komisionet të zhvillohen në orare të ndryshme për të patur më shumë hapësirë.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet kundër propozimit të PS për komisione online në Parlament. Bardhi paralajmëroi se do të mbledhë grupet parlamentare të opozitës për vendimin e fundit të Konferencës së Kryetarëve..

Advertisement

‘’Vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, me seanca qesharake online ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin, aktet korruptive që qeveria sjell në parlament. Padiskutim që kjo është e papranueshme. Keni raportuar sot, jemi mbledhur 140 deputetë. Para dy ditësh njëlloj si në komisione u mblodh Këshilli i Ministrave. Qeveria u mblodh fizikisht. Pse do të duhet që komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi. Fizikisht, dhe jo në mbledhje qesharake”, u shpreh Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy