Komisioneri Publik ankimon vendimin për Elizabeta Imerajn, kërkon shkarkimin nga detyra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komisioneri Publik ankimon vendimin për Elizabeta Imerajn, kërkon shkarkimin nga detyra

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar shkarkimin e saj.

 

KP konstaton se vendimi i KPK është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se Imeraj nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

 

Advertisement

Pas kërkesës së OMN-së, Komisioneri publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të hedhë poshtë vendimin e KPK-së, pasi për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj ka probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

 

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr.363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Elizabeta Imeraj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy