Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, po zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07.00 deri në 19.00.

Por çudia ka ndodhur në një qendër votimi në Kavajë, e cila është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar.

Komisioneri u shpreh për mediat, se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej disa orësh dhe për këtë arsye vendosi ta mbyllte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.

E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”, u shpreh komisioneri.