Rendi dhe siguria  do të jenë në duar të 48 shefave të rinj të komisariateve. Ndryshimet vijnë për të siguruar impulse motivuese dhe emra premtues në një detyrë të vështrirë. Pas një procesi disa javor konkurrimi, sot ata janë zyrtarizuar në krye të komisaraiteve.

Listës fituese i mungojnë gratë, të cilat garuan e madje edhe u vlerësuan me pikë të larta, por nuk e fituan dot besimin e komisionit.

7 Komisariatet e Tiranës do të kenë emra të rinj. Robert Losha vendoset në komisariatin nr 1 në Tiranë. Ai ka qenë shef krimesh në Elbasan. Losha do të zëvëndësojë Altin Lilën, i cili është emëruar në Dibër.

Nga Elbasani është katapultuar edhe Roven Zeka i cili ka marrë drejtimin e Policisë Rrugore. Ky institucion deri më tani është drejtuar nga Besmir Qibini, i cili shkon në krye të Komisariatit nr 5.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Komisariatin 2 emërohet Ritvan Pali. Ndërsa Besmir Dervishi, i cili deri dje ishte shef krimesh në Komisariatin nr 3, nga sot do ta drejtojë gjithë komisariatin.

Ervis Gjoshi është emëruar në Komisariatin nr. 4, ndërsa zona e Kombinatit, Yzberishtin dhe Astirit i cili mbulohet nga Komisariati nr 6 do të drejtohet nga Erdit Rreçeku. Një emër i ri për Tiranës është dhe Elton Shahini, i cili do të shërbejë në Vorë.

Komisariati i Fierit do të drejtohet nga Gentian Ali, Vlora nga Elvis Peza, Gjirokastra nga Edmond Pjetraj, Durrësi nga Algert Gjonaj ndërsa Shkodra dhe Elbasani përkatësisht nga Nik Nikollaj e Fatos Tresa./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";