Komentatori Kostandin Grillo denoncon në polici ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komentatori Kostandin Grillo denoncon në polici ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Konstandin Grillo ka paditur në polici ish-Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.

 

Komentatori dhe menaxheri i njohur i futbollit e akuzon Thoma Gëllçin se qëndron pas një telefonate kërcënuese që Grillo ka marrë të premten nga një person.

 

Advertisement

Fill pas kësaj ngjarjeje, Grillo i është drejtuar komisariatit, ku në padi deklaroi se telefonata zgjati rreth 3 minuta dhe personi që e telefonoi i kërkoi të mos merrej më në rrjetet sociale me postime për Thoma Gëllçin.

 

Me ish-drejtorin e RTSH-së,  komentatori Grillo ka një përplasje të vjetër që nga viti 2018 pasi u largua nga puna. Tanimë mbetet për t’u parë edhe qëndrimi i Thoma Gëllçit mbi këtë çështje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy