Kombëtarja e futbollit të Shqipërsië ka nisur grumbullimin këtë të hënë në Barcelonë në kuadër të 3 ndeshjeve të para të vlefshme për eleminatoret e botërorIt Katar 2022.
Kuqezinjtë e nisin me Andorën në transfertë, në një duel, ku përqëndrimi është maksimal. Në prag të sfidës, raporton Vizion Plus, dy futbollistët e kombëtares Sokol Cikalleshi dhe i rikhyeri Arlind Ajeti dolën përpara gazetarvë për të treguar objektivat e skuadrës.
SOKOL CIKALLESHI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";FUTBOLLIST I KOMMBËTARES
”Ne do të provojmë gjithçka për 2 vendet e para, por edhe po të lëmë pas Hungarinë do jetë gjithashtu një hap i rëndësishëm. Ajo që unë dua, është se pavarësisht kundërshtarit, të shfaqim të gjitha cilësitë. Nëse e bëjmë këtë, në çdo pozicion të jemi, të jemi të qetë se kemi dhënë maksimumin. ”
Edhe mbrojtësi Arlind Ajeti, i rikthyer pas shumë kohësh, tha se cdo ndeshjeje do i kushtohet rëndësia maksimale
ARLIND AJETI
FUTBOLLIST I KOMBËTARES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
”Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluaraNe e dimë se cfarë na pret. Duhet të fokusohemi tek ndeshja e radhës. Sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi e kemi parë në të kaluarën se na kanë hapur probleme. Ne të gjithë e njohim njëri tjetrin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim.”
Shqiëpria luan këtë të enjte me Andorën , 3 ditë më vonë me Anglinë dhe më 31 mars udhëton në San Marino.