Kolonia e shkrimtarëve, në Durrës/ Krijues nga disa vende mblidhen në qytetin bregdetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kolonia e shkrimtarëve, në Durrës/ Krijues nga disa vende mblidhen në qytetin bregdetar

Shkrimtarë dhe poetë nga rajoni kanë nisur një tur takimesh në vend, me qëllim lidhjen e kulturave të ndryshme, shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e alternativave të reja.

 

Në fokus të këtij organizimi është përçimi i artit te publiku. Takimet letrare nisën fillimisht në Tiranë per tu zhvendosur në Durrës.

 

Advertisement

Përfaqësuesja nga Mali i Zi, poetja  Katarina Saric tha se ky është turi i dytë që zhvillohet, dhe sjell shkëmbimin e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme mes vendeve fqinje.

 

KATARINA SARIC – POETE, MALI I ZI

“Jam shumë e lumtur që dje ishim në Tiranë, dhe sot këtu në Durrës. Është hera e dytë që zhvillohet një event i tillë me kolonë letrarë. Në këtë organizim marrin pjesë shkrimtarë nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi, Vojvodina e Serbisë. Qëllimi i kësaj kolonie është lidhja e kulturave, gjuhëve dhe shkëmbimi i eksperiencave letrare. Letërsia vjen si ndërthurje e stileve në ndryshme mes shkrimtarësh të ndryshëm. Ndaj ne duam që kjo të kthehet në një traditë e të vazhdojë të shtrihet në disa vende.”

Advertisement

 

Pas Durresit, takime të ngjashme do të mbahen edhe në Tivar, Ulqin dhe Podgoricë, ndërkohë që synimi është që ai të shtrihet edhe në Austri dhe vende të tjera të Europës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy