Kolegji Zgjedhor merr vendimin përfundimtar/ Në fletën e votimit nuk do të shkruhet emri i Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kolegji Zgjedhor merr vendimin përfundimtar/ Në fletën e votimit nuk do të shkruhet emri i Berishës

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me emrin në fletën e votimit.

 

Në mbledhjen e sotme, pasi dëgjoi të gjitha palët, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Advertisement

Kështu, mbetet në fuqi vendimi i KAS-it që në fletën e votimit të shkruhet emri i Ilir Metës.

 

Kujtojmë se “Bashkë Fitojmë” kërkoi që në fletë të shkruhet emri i deputetit Sali Berisha si kryetar me konfirmimin e tre drejtuesve të partive të këtij koalicioni.

 

Advertisement

Patia e Lirisë dërgoi edhe një shkresë, ku deklaronte se Berisha është drejtues i koalicionit, por KAS nuk pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy