Me argumentin se provat e depozituara nga Partia demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja “Vetëvendosja” për vjedhje dhe tjetërsim të vullnetit politik janë te pa-mbështetura në ligj, Kolegji Zgjedhor i jep fund kërkesave të PD, LSI dhe “Vetëvendosja” për përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit. Pas rrëzimit të ankimimeve njëri pas tjetrit për secilin qark, kjo trupë gjyqësore lë të pandryshuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, 74 mandate për Partinë Socialiste, 59 për koalicionin e udhëhequr nga demokratë “Aleanca për Ndryshim” dhe tre për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Fatkeqësisht por pa asnjë surprizë, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve dhe Kolegji Zgjedhor refuzoi të drejtën për transparencë, jo vetëm të Partisë Demokratike, jo vetëm të 630 mijë zgjedhësve që përfaqësojmë ne apo 107 mijë zgjedhësve që përfaqëson Lëvizja Socialiste për Integrim, por të gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët donin të kuptoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 25 prillit.
MARASH LOGU
PERFAQESUES I PD
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Këto vendime janë të paprecedenta. Këto vendime janë në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor dhe të gjitha aktet e tjera ligjore në Shqipëri, ku i refuzohet e drejta palëve për të bërë transparencë mbi një proces zgjedhor.Ne do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e plotë të masakrës zgjedhore të 25 prillit.Grupi i juristëve që është pranë Partisë Demokratike do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe për të mos lejuar që zgjedhjet; që u diktuan nga krimi dhe paligjshmëria, zgjedhjet që u diktuan nga 10 mijë lejet e legalizimit të dhëna në mënyrë të paligjshme, nga 13 mijë punonjës të punësuar në administratën publike në vetëm 4 muaj, nga 63 milionë euro paga, nga 125 milionë euro që u përdorën për tërmetin, nga heqja e të drejtës së 500 mijë shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, apo votimet e shumëfishta që ne i kemi denoncuar vazhdimisht, ku në qarqe si Fieri, Tirana, Durrësi ka pasur persona që kanë votuar nga 5-6 herë të mos lejohen që të diktojnë vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Për demokratët dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, beteja ligjore nuk do të ndalet. Së bashku ata do të vazhdojnë betejën ligjore për t’u vërtetuar qytetarëve se vota e 25 Prillit u tjetërsua nga Partia Socialiste, që sipas tyre përdori çdo mekanizëm për blerjen e votës.
Me të nënta vendimet e Kolegjit Zgjedhor kundër shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve që do të çonte në përsëritje të procesit, tanimë i takon Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit të certifikojë rezultatin e 25 Prilli.
Ndryshimi i vetëm që pritet nga kjo vendimarrje, është se kush do të marrë mandatin e deputetit, në qarkun e Durrësit, Vlorës për Partinë Socialiste dhe të Tiranës e Fierit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si Edi Rama dhe Monika Kryemadhi ende nuk e kanë vendosur se cilin qark do të përfaqësojnë, për ti hapur rrugë vendimarrjes së KQZ-së, për të përcaktuar përfundimisht emrat e 140 deputetëve të parlamentit të ri.