Agjentet e antidrogës kryen peshimin e plotë të kokainës së sekuestruar një ditë më parë në portin e Durrësit, nga ku rezultoi se ngarkesa totale e drogës ishte 324 kilogramë e 400 gramë.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po vijon sjhqyrtimin e provave  në bashkëpunim  edhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për të zbardhur, identifikuar dhe për të kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë në Durrës, në kamionin me targa maqedonase, u gjetën të fshehura pakot e kokainës, gjatë kontrollit në vijën e dytë të portit.

 

Droga ishte e vendosur në disa kuti të markave të ndryshme, që përdoren për ambalazhimin e aksesorëve për shitje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa shoferi i kamionit, 40 vjeçari nga Maqedonia e Veriut, u arrestua në flagrancë në momentin e zbulimit të sasisë të lëndës narkotike. Ai është marrë në pyetje për të zbardhur destinacionin ë kokaionës me vlerë dhjetera milionë euro: nëse ishte për tregun shqiptarë apo atë të vendit fqinj.