Kodi zgjedhor është i pari ligj që goditet në gjykatën kushtetuese, sapo ajo u bë funksionale. Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslym Murrizit kanë kërkuar në këtë gjykatë hapjen e listave të kandidatëve për deputet.
MYSLYM MURRIZI
LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese një padi për nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili u heq të drejtën shqiptarëve që të zgjedhin me votë direkte përfaqësuesit e tyre. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ishte e ndarë 2,2,2 mes tre palëve, unë shpresoj që presioni të ruajë njëlloj neutraliteti të kësaj gjykate. Do të ftoja subjektet politike që ta kundërshtojnë këtë Kod Zgjedhor, dhe t’i bashkohen kërkesës sime, ftoj edhe zonjën Topalli, që në rast se nuk kanë karamelen në fyt që të na bashkohen. I bëj thirrje dhe zonjës Kryemadhi që të na bashkohet, pasi Ilir Meta u fut në grevë urie në vitin 2008 për ndryshimet e njëanshme në Kod”
Sipas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, se paku 2/3 e listave të kandidatëve për deputet duhet t’i nënshtrohen votimit nga zgjedhësit.
Ky parashikim kushtetues u përkthye ne kod, duke vendosur që zgjedhësi ka të drejtë të votojë kandidatin e preferuar.
Por renditja e partisë thyhet vetëm nga ai kandidat që merr më shumë vota se mesatarja e votave që i duhen partisë për një mandate deputeti, ose thënë ndryshe një kandidat, duhet të marrë rreth 10 mijë vota që të bëhet deputet pavarësisht vendit që i ka caktuar në listë kryetari i partisë.