Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike do të regjistrohet nesër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me emrin “Shqipëria Fiton”.
Për shkak te ndryshimeve ne kodin zgjedhor ne fletën e votimit do të shkruhet vetëm emri i koalicionit “Shqipëria Fiton”, ndërkohë që siglat e partive do të jenë vetëm në krah të emrave të kandidatëve, sipas forcës politike që ata përfaqësojnë.
Por ndërsa Partia Demokratike së bashku me aleatet i ka mbyllur bisedimet për të garuar ne një koalicion me listë të përbashkët kandidatesh; ende negociatat mes Lulzim Bashës dhe disa prej forcave opozitare vazhdojnë.
Aleati historik i demokrateve, raporton Vizion Plus, kryerepublikani Fatmir Mediu ende nuk ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Bashen për vendet që PR do të ketë ne listën e kandidateve; Nard Ndoka pret nga Basha caktimin e detajeve te marrëveshjes, po ashtu Vangjel Dule e Dashamir Shehi.
Te vetmit qe kane përfunduar negociatat janë Agron Duka e Shpëtim Idrizi i PDIU.
Sipas kodit dhe akteve nënligjore, shon Vizion Plus, marrëveshja e koalicionit duhet te përmbajë jo thjesht partitë pjesëmarrëse por edhe numrin e kandidateve qe secila force politike do te këtë ne çdo qark.
E meqenëse nesër është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve Lulzim Basha ka 24 ore afat për te mbyllur bisedimet me të gjithë aleatet e tij.