KLSH kallëzon në SPAK 6 funksionarë të Bashkisë Kurbin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KLSH kallëzon në SPAK 6 funksionarë të Bashkisë Kurbin

Gjashtë funksionarë të Bashkisë Kurbin janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 

KLSH thekson se nga auditimi i ushtruar nga periudha 01.01.2019 – 30.06.2020 janë konstatuar shkelje për procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm të Ujësjellësit të Laçit.

 

Advertisement

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar auditim pranë Bashkisë Kurbin për periudhën 01.01.2019 – 30.06.2020. Nga ky auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”, të cilat bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij”, thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy