KLSH gjen shkelje në Kadastrën e Korçës, çon në prokurori 3 zyrtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KLSH gjen shkelje në Kadastrën e Korçës, çon në prokurori 3 zyrtarë

Pas një auditi në Kadastrën e Korçës, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës 3 ish-drejtorë të Kadastrës dhe 1 të ALUIZNI Korçë për shpërdorim të detyrës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë për të ushtruar audit.

Fokusi ka qenë te auditimi i ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimi i procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve.

 

Advertisement

KLSH bën me dije se nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

 

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy