Kryeministri i vendit, Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, një moment që shenjoi një faqe të re në historinë e pakthyeshme të Kosovës

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se Prishtina i ka mundësitë dhe nuk ka pse të humbasë kohë duke vrapuar rreth vetes.

Më tej kreu i qeverisë tha se “Kosova t’i tregojë targën Serbisë”, ndërsa shtoi se “ka gjithë aleatët, resurset dhe njerëzit e duhur”.

Pyetje: Si është Kosova sot në sytë tuaj?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rama: Kjo s’është pyetje është kurth! Dua të shtoj vetëm diçka duke qenë se diskutimi në panel është më në formë muhabeti, dua të qëndroj tek Ibrahim Rugova. Koha më e suksesshem e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si një subjekt edhe pse jo ende i njohur nga shumë shtete si një shtet i pavarur, por si një subjekt në tryezë ka qenë koha e të ahstuquajturit ekip i unitetit.

Rugova duke e parë me sytë e të sotmes nuk e shfytëzoi personalitetin e tij ndërkombëtar, fakti që ishte njeriu që i ha-peshin dyert asi person për të bërë politë të brendshme me politikën e jashtme. Në mënyrë shumë modeste u ul si një anëtar i një ekipi uniteti ku të gjithë ishin të barabartë. Ajo ka qenë koha kur Kosova ka arritur sukseset e saj diplomatike dhe ka arritur ta mundë Serbinë në tavolinë.

Serbia mund të mos dojë kurrë t’i qaset idesë se duhet të njohë Kosovën. Por kjo nuk duhet të pengojë Kosovë që të vazhdojë përpjekjet për të qenë një shtet model. Kjo gjë nuk është fantazi, por e arritshme. Kjo do e nxirrte Kosovën nga kurthi që Serbia e ka futur. Në një farë mënyrë është futur nga shfrytëzimi i politikës së jashtme. Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla. Nuk jemi kërthiza e botës, dhe sa herë kemi menduar që jemi kërthiza e gotës e kemi pësuar keq. Sa herë e kemi kuptuar që duhet te jemi ‘trim i mirë me shokë shumë’, aq herë ne ia kemi dalë të bëjmë gjënë e duhur. Në këtë sens mund të them që Kosova i ka të gjithnjë mundësitë dhe nuk ka pse humb kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë. Ka gjithë aleatët që i duhet, resurset, njerëzit, talentet. ‘Duhet t’i tregojë targën Serbisë dhe të ecë para. Mund të mbahet i lidhur fati i Kosovës./vizionplus.tv 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";