Kishte mbushur zarfet me para, procedohet 43-vjeçari, tentoi t’i nxirrte jashtë Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte mbushur zarfet me para, procedohet 43-vjeçari, tentoi t’i nxirrte jashtë Shqipërisë

Një 43-vjeçar është proceduar penalisht teksa tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara,

Në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit E. S., ku u gjetën 29 850 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy