Kishte mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Një 51-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia këtë të premte.

Ai akuzohet se ka mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit në fshatin Armen.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51 vjeç”, njofton policia.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy