9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det, janë shpëtuar nga policia.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port. /vizionplus.tv